Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

148 të arrestuar në San Francisko pas protestave të dhunshme

NULL NULL
09.06.2025 23:28

Policia e San Franciskos ka dhënë një përditësim mbi protestat e së dielës, të cilat sipas ushtruesit të detyrës së shefit, Paul Yep, u shndërruan nga një e drejtë proteste në akte dhune dhe dëmtime të pronës.

Një oficer u dërgua në spital për trajtim, por tashmë është shëruar, transmeton klankosova.tv.

Sipas bbc, një grup prej 60 personash që refuzuan të shpërndaheshin u arrestua, ndërsa në total gjatë natës së së dielës u arrestuan 148 persona në disa vende të ndryshme.

Nga ta, 147 janë liruar ndërkohë që gjashtë të mitur mbeten të ndaluar.

Sipas policisë, gjysma e të arrestuarve janë banorë të San Franciskos, ndërsa gjysma tjetër janë nga qytete të tjera.

lajme të ngjashme