Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zëdhënësi i policisë: Kur u sulmua autobusi në të ishin tetë persona (VIDEO)

NULL NULL
26.11.2021 21:51

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për Klan Kosova ka deklaruar se rreth orës 19 policia është njoftuar se ka të shtëna drejt një autobusi në fshatin Glloxhan.

“Tetë persona kanë qenë, do të thotë autobusi ka qarkullu nga Gjsakova në Deçan dhe në fshatin Glloxhan, mirëpo një numër i nxënësve kanë ndaluar në fshatra të tjera.

Tutje ai bëri të ditur se në vend të ngjarjes ka mbetur i vdekur një person, kurse tre të tjerë janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, ku kanë vdekur më pas dy nga ta.

Kurse në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe policia është në kërkim të të dyshuarve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.