Sulmi seksual ndaj 7-vjeçares në Vushtrri, drejtoresha e Arsimit flet për Klan Kosova: I dyshuari është pezulluar nga puna NULL NULL 03.04.2026 20:14 03.04.2026 20:14 Të mërkurën një rast i rëndë ka tronditur Vushtrrinë. Një 7-vjeçare dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një punëtor teknik i një shkolle fillore. Lidhur me këtë rast për Klankosova.tv ka folur, drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Naile Bekteshi. Ajo deklaroi se sulmi ka ndodhur jashtë shkollës. “Ngjarja ka ndodhur më 01.04.2026 jashtë shkollës. Rasti është trajtuar nga organet kompetente, personi i dyshuar është në paraburgim dhe është pezulluar nga puna deri në përfundim të procedurave ligjore. “, deklaroi ajo për Klankosova.tv. Tutje, e para e Arsimit në këtë komunë bëri me dije se nxënësja në fjalë është e mbrojtur dhe të gjitha veprimet e nevojshme janë ndërmarrë. Drejtoresha Bekteshi shtoi raste të tilla nuk do të tolerohen në asnjë rrethanë. “Theksoj se raste të tilla janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen në asnjë rrethanë. Si Drejtori Komunale e Arsimit, jemi të përkushtuar në mbrojtjen dhe sigurinë e çdo nxënësi dhe do të veprojmë gjithmonë në përputhje me ligjin”, ishte mesazhi i drejtoreshës së Arsimit në Vushtrri.