Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Muriqi shpërthen në lot pas golit ndaj Real Madridit, lojtari i Mallorcas: “Për Kosovën, për Kosovën”

NULL NULL
04.04.2026 19:01

Vedat Muriqi shënoi golin vendimtar sot në fitoren e Mallorcas ndaj Real Madridit.

Vendasit triumfuan me rezultat 2-1, falë golit të ‘piratit kosovar’ në minutën e 92-të të takimit, raporton KlanKosova.tv.

Sulmuesi kosovar u pa tejet i emocionuar, kjo pas humbjes së fundit me Kombëtaren e Kosovës në “Fadil Vokrri” ndaj Turqisë, ku ai dhe bashkëlojtarët e tij nuk arritën të tundin portën e turqve.

Kjo u reflektua në emocionet e Muriqit i cili shpërtheu në lotë pas golit, teksa bashkëlojtari i tij te Mallorca iu drejtua menjëherë kamerave duke thënë: “Për Kosovën, për Kosovën”./KlanKosova.tv.

 

lajme të ngjashme