12 aksidente me motorë në 24 orët e fundit, njëri i intubuar në QKUK NULL NULL 12.08.2024 20:33 12.08.2024 20:33 Foto e përpunuar nga Klankosova.tv. 12 aksidente trafiku me motor janë shënuar në Kosovë vetëm gjatë 24 orët e fundit. Njëri nga ta është në gjendje kritike, i intubuar në Qendren Emergjente të QKUK-së. Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga drejtori i Emergjencës Naser Syla. “Aksidente të shumta me motor i kam trajtuar gjatë 24 orëve sa kam qenë kujdestar. 12 raste i kam pasur. Njëri nga ta është në gjendje të rëndë i intubuar dhe po e trajtojmë në Qendren Emergjente”, tha Syla. “Rastet të tjera kanë thyerje të këmbëve, duarve etj”, tha ai për Klankosova.tv Syla pati edhe një thirrje për pjesëmarrësit në trafik. “Ju lutem të keni kujdes gjatë ngasjes. Rastet e aksidenteve janë alarmante”, theksoi Syla. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025