113 të arrestuar gjatë protestave në Paris NULL NULL 21.03.2023 11:39 21.03.2023 11:39 Gjatë protestave që u zhvilluan në pjesë të ndryshme të Parisit të hënën, pas miratimit të planit të diskutueshëm të reformës pensionale, u arrestuan 113 persona. Ligjvënësit francezë refuzuan të hënën propozimin për mocionin e mosbesimit të qeverisë, e cila çoi në miratimin e planit të diskutueshëm të reformës pensionale të Francës. Në Paris ka pasur tensione mes protestuesve dhe policisë. Demonstruesit në kryeqytetin francez u mblodhën në vende të ndryshme si stacioni Saint-Lazare, Places de République dhe Bastille. Protestuesit përmbysën kontejnerët e plehrave të mbushura në rrugët e kryeqytetit dhe u vunë flakën. Mediat lokale raportuan se 113 protestues u arrestuan në Paris. Reformat përfshijnë rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64-vjeç, si dhe të paktën 43 vjet punë për t’u kualifikuar për pension të plotë. Plani ka ngjallur zemërim publik që kur u propozua vitin e kaluar, duke shkaktuar protesta dhe greva masive në të gjithë vendin që nga janari. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lago takohet me Bislimin e Muratin, diskutojnë për marrëdhëniet tregtare SHBA-Kosovë nga Emanuell SYLA 15/04/2023