Zgjedhjet e parakohshme, Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme NULL NULL 30.12.2025 12:05 30.12.2025 12:05 Foto: Getty Images Kosova të dielën përmbylli procesin e votimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Rreth këtij procesi dhe formimit të institucioneve të reja, janë deklaruar nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë. Në një përgjigje për Klankosova.tv, një zëdhënës i kësaj ambasade ka thënë se mezi presin të punojnë me qeverinë e ardhshme. “Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme mbi prioritetet e përbashkëta të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik”, deklaroi ky zëdhënës për Klankosova.tv. Në bazë të rezultateve preliminare të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është renditur e para me 49.34% apo 433 mijë e 394 vota. Vendin e dytë e zë, Partia Demokratike që ka marrë 20.98% të votave apo 184 mijë e 318 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë 119 mijë e 201 vota apo 13.57%. AAK-ja ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor duke marrë 5.66% apo 49 mijë e 698 vota. Këto ishin votimet e katërta brenda vitit 2025, dy herë u votua për Kuvendin e Kosovës, ku nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk u arrit formimi i institucioneve të reja. Po ashtu në zgjedhjet lokale u votua dy herë, rundin e parë dhe të balotazhit.