Shpërthen përleshja, lëndohet mbretëresha e bukurisë në Shri Lankë NULL NULL 06.04.2021 13:34 06.04.2021 13:34 Fituesja e çmimit më të madh të bukurisë në Shri Lankë ka pësuar dëmtime në kokë pasi një përleshje shpërtheu në skenë. Mbretëresha e bukurisë Pushpika De Silva fitoi titullin “Mrs. Sri Lanka” në një ceremoni në TV kombëtar të dielën. Disa momente më vonë, fituesja e vitit 2019 kapi kurorën e De Silva, duke pretenduar se nuk mund t’i jepej titulli sepse ishte divorcuar. Çmimi tani i është kthyer zonjës De Silva, pasi organizatorët e konkursit konfirmuan se ajo nuk është e divorcuar, raporton BBC, transmeton Klan Kosova Gjykatësit e shpallën De Silva fituesen e vitit 2021 në finalen e Sri Lanka në një teatër në Colombo të dielën në mbrëmje. Por fituesja e vitit 2019, Caroline Jurie, ia hoqi kurorën zonjës De Silva, duke përmendur një rregull konkursi se konkurrentët duhet të jenë të martuar dhe jo të divorcuar. “Ekziston një rregull që parandalon gratë që janë martuar tashmë dhe janë divorcuar, kështu që unë jam duke ndërmarrë hapa për ta bërë kurorën të shkojë në vendin e dytë,” tha ajo. Organizatorët i kanë kërkuar falje De Silvas, e cila thotë se ajo është e ndarë, por jo e divorcuar. Në një postim në Facebook, De Silva tha se ajo shkoi në spital për t’u trajtuar për dëmtime në kokë pas incidentit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, ambasada jep detaje për agjendën e tij 2 minuta më parë
Lajme Rusia mbyll mbikëqyrjen e OKB-së për ndjekjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut 16 minuta më parë