Goditet nga traktori, vdes një burrë në Lipjan NULL NULL 18.08.2025 09:11 18.08.2025 09:11 Një burrë ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik me traktor dje në Lipjan. Sipas raportit 24-orësh, viktima dyshohet se nga pakujdesia e ka ndezur traktorin në mënyrë të parregullt, derisa ishte në shpejtësi, dhe si pasojë traktori ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar duke e goditur atë, transmeton Klankosova.tv. “Lidhur me rastin vdekja e viktimës është konstatuar në emergjencën e qytetit, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”. ” Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raportin e policisë.