Aksident në një fshat të Tiranës, vdes 22 vjeçarja NULL NULL 03.09.2023 15:16 03.09.2023 15:16 Ka mbetur e vdekur një 22 vjeçare si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Valias të Tiranës. Viktima ka ndërruar jetë në spital, raporton Euronews.al, përcjell Klankosova.tv Sipas raportimeve, në kohën e aksidentit, viktima ishte pasagjere në veturën e babait i cili u përplas me një veturë tjetër. Rasti është duke u hetuar, bën të ditur policia shqiptare.