Presidentja gati për ta pritur shefin e NATO-s NULL NULL 11.03.2025 11:50 11.03.2025 11:50 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë. Atë, po e pret presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila pas takimit, bashkë me shefin e NATO-s do të mbajnë konferencë për media. “Në pritje të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte”, ka shkruar e para e vendit në një video të cilën e ka postuar në Instagram. Në pamje shihen flamuri i Kosovës, ai i Dardanisë, i NATO-s dhe UÇK-së./Klankosova.tv.