110 vjet nga fillimi i punës së Qeverisë së parë shqiptare NULL NULL 04.12.2022 08:03 04.12.2022 08:03 Në vitin 1912, pikërisht më 4 dhjetor, Qeveria e parë shqiptare filloi punën nën kryesinë e Ismail Qemalit. Qeveria e Përkohshme e Shqipërisë ishte qeveria e parë krijuar nga Kuvendi i Vlorës. Krijimi i saj u vendos nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i cili me kërkesë të Ismail Qemalit e caktoi vetë përbërjen e qeverisë. Ismail Qemali, veç detyrës së kryetarit të qeverisë, mbajti edhe atë të Ministrit të Jashtëm. Kuvendi zgjodhi edhe Pleqësinë, që funksiononte si organ këshillues e mbikëqyrës i qeverisë. Shumë krahina u bashkuan me Qeverinë e Përkohshme të Vlorës duke e njohur atë si qeveri të të gjithë Shqipërisë. Qeveria arriti rezultate të rëndësishme në krijimin e aparatit shtetëror dhe në krijimin e një sistemi gjyqësor sipas modeleve evropiane. Qeveria do të qëndronte në Vlorë deri në janar të vitit 1914, megjithëse me autoritet praktikisht vetëm brenda qytetit. Këta ishin anëtarët e Kabinetit Qeveritar: Ismail Qemali – Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm Dom Nikoll Kaçorri – Zv.Kryeministër Myfit bej Libohova – Ministër i Brendshëm Gjeneral Mehmet Pashë Deralla – Ministër i Luftës Abdi bej Toptani – Ministër i Financave Dr. Petro Poga – Ministër i Drejtësisë dhe sistemit Gjyqësor Dr. Luigj Gurakuqi – Ministër i Arsimit Mit’hat Bej Frashëri – Ministër i Punëve Publike Pandeli Cale – Ministër i Agrikulturës Lef Nosi – Ministër i Post-Telegrafit