11-vjeçari i cili thurë veshje me grep, krijon biznesin e tij (VIDEO) NULL NULL 19.09.2021 12:00 19.09.2021 12:00 11-vjeçari, Jonah Larson, kohën e tij të lirë e kalon më ndryshe se moshatarët e tij, i thurë gjëra të ndryshme me grep. Ai këtë zanat e praktikon që nga mosha pesë vjeçare dhe deri tani nuk është ndalur asnjëherë. Puna e tij e ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve të cilët janë adhurues të tij dhe bëjnë porosi të ndryshme tek ai në rrjetin social Instagram. Profili i tij zyrtar ka rreth 140 mijë ndjekës të cilët atij i kanë sjellë një biznes profitabil. Jonah i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhuruar. “Ju falënderoj për mbështetjen dhe inkurajimin që më keni dhënë”,ka thënë Jonah, shkruan In and Noë, transmeton Klankosova.tv.