11 ekipet që e kanë siguruar kualifikimin në Champions për sezonin e ardhshëm NULL NULL 16.05.2023 08:12 16.05.2023 08:12 Foto arkiv, trofeu i Champions League Champions League për këtë sezon po shkon drejt fundit të saj. Kjo garë gjendet në fazën gjysmëfinale dhe këtë javë pritet të luhen edhe ndeshjet e dyta ku do të mësohen edhe finalistët. E për një vend në finale po garojnë Real Madrid, Manchester City, Inter dhe Milan. Por, tashmë dihen edhe skuadrat e para që veçse e kanë një vend për edicionin e radhës në fazën e grupeve të kësaj gare prestigjioze. Aty bëjnë pjesë 11 skuadra, e të cilat janë: Manchester City, Arsenal, Bayern Munchen, Dortmund, Barcelona, Real Madrid, Napoli, Celtic, Benfica, Feyernoord dhe Ylli i Kuq i Beogradit (Crvena Zvezda), përcjell Klankosova.tv Sezoni për këtë garë nis në muajin qershor ku do të luhen kualifikimet. Ndërkaq ndeshjet e para të sezonit të rregullt luhet më 19 dhe 20 shtator. Finalja do të luhet në stadiumin “Wembley” të Londrës, më 1 qershor 2024. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.