101 deputetë duan t’i rezervojnë pagat (VIDEO) NULL NULL 28.03.2025 20:21 28.03.2025 20:21 Patën mandat rrafsh 4 vjet, por rrogë mund të marrin për 5. 101 deputetë nga legjislatura e tetë aplikuan të marrin pagën kalimtare për 12 muaj pasi ta kryejnë mandatin me kusht që nuk kanë të hyra të tjera gjatë kësaj kohe. Këtë atyre ua mundëson Ligji për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, që ka vlerën e pagës bazë. Kjo për monitoruesit ndikon edhe në ruajtjen e dinjitetit të pozitës së ligjvënësit. Për një praktikë të tillë që zbatohet edhe nëpër botë, thotë se nuk ka nevojë Eman Rrahmani që nuk fitoi ulëse në parlament. Në mesin e aplikuesve për të marrë këto mjete ka edhe deputet të rizgjedhur, që e shfrytëzuan vakumin mes dy legjislaturash. Si ky janë edhe 18 deputetë që nuk deshën të përfitojnë këto para si Behgjet Pacolli, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj e Ardian Gola. Ndiqeni videon në vijim për më shumë detaje: