10 vjet prej kur droni i Ballist Morinës ra mbi Serbi NULL NULL nga Albert Bajrami 14.10.2024 13:02 nga Albert Bajrami 14.10.2024 13:02 Sot janë bërë saktësisht plot një dekadë e njërit prej zhvillimeve më drithëruese që ka përjetuar bota e futbollit, e në veçanti shqiptarët. Pikërisht më 14 tetor 2014, droni i Ismajl Morinës – Ballistit i befasoi serbët nga qielli. Në një atmosferë të tensionuar në Beograd, futbollistët e kombëtarës shqiptare hyjnë në fushë. Para nisjes së ndeshje, hymni shqiptarë u fërshëllue dhe lojtarët u ofenduan nga tifozët serbë duke thirrur kore nacionaliste si “Vrisni vrisni shqiptarët”. Brenda impiantit sportiv, UEFA nuk kishte lejuar tifozët “Kuq e Zi”, për shkaqe sigurie. Tensionet vetëm sa rriteshin në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e EURO 2016-të, ku në krye me Gianni De Biasin, “Kuqezinjtë” bënë historinë duke u kualifikuar për herë të parë në histori të jenë pjesë e një gare kaq të rëmdësishme në futboll. Ishte ora 21:27, më saktësisht minuti i 42-të në ndeshje Serbi- Shqipëri, kur “Ballisti” e lëshoj fluturakën me portretet e Isa Boletinit dhe Ismail Qemalit me mbishkrimin “Autochthonous”. Situata eskaloi, pasi njëri prej futbollistëve të Serbisë u mundua që ta merrte flamurin, por aty vrapuan shpejt Taulant Xhaka, Andi Lila dhe Lorik Cana, e më pas ndodhi edhe përleshja mes futbollistëve dhe tifozëve. Kjo bëri që takimi të ndërpritej. Lojtarët shqiptarë nuk pranuan të dilnin më në fushë dhe u kthyen në Tiranë rreth orës 3 të mëngjesit, duke u pritur si heronj në Aeroportin e Rinasit. Kjo betejë nga fusha kaloi në dorën e UEFA-s. Më 24 tetor 2014-të, kjo e fundit vendosi që ndeshja të fitohej 3:0 në tavolinë nga Serbia, meqë shqiptarët nuk pranuan të luanin. Por, një vit më vonë, tri pikët iu akorduan Shqipërisë, pas vendimit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Pas kësaj qëllimi u arrit, Shqipëria preku evropianin e parë. Derisa sot pas një dekade, këto dy vende, Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë bashkë një kampionat të tillë në futboll në kategorinë U-21. Kjo ngjalli reagime të mëdha anëkend trojeve shqiptare, duke u kundërshtuar fuqishëm si projekt në këtë kohë.