10 vjet nga ndeshja historike, rikthehet emocioni i ndeshjes Kosovë-Haiti (VIDEO) NULL NULL 31.03.2026 07:38 31.03.2026 07:38 Në ditën historike kur Kosova mund të shkruajë historinë në ndeshjen ndaj Turqisë dhe të kualifikohet në Botëror, gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku ka rikthyer në kujtesë edhe një tjetër sukses të madh të ‘Dardanëve’. Këtë të martë ai u paraqit para stadiumit “Adem Jashari”, aty ku Kosova u përballë me Haitin më 2016, ndeshje kjo që ishte tejet e rëndësishme, ani pse miqësore, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa ai shtoi se renovimi i stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë nuk ka përfunduar ende, ndërsa tha se kjo ka minimizuar aktivitetet në këtë qytet.