10 ditë kërkime – Ende nuk gjendet gruaja e zhdukur (VIDEO) NULL NULL 23.07.2023 21:23 23.07.2023 21:23 Edhe në ditën e katërt kërkimet u mbyllën pa sukses. Pjesëtarët e Shoqatës së Kërkim Shpëtimit të Kosovës gjatë tërë të dielës kontrolluan për ndonjë gjurmë të Smilena Jankoviqit, e zhdukur para gati dy javësh. 86 vjeçja nga Okalku, fshat kufitar i Zubin Potokut doli nga shtëpia mesditën e 12 korrikut, kur e edhe familja e pa për herë të fundit. Në ditët e para në kërkim të të moshuarës doli Policia e Kosovës e së fundi u thirrën edhe ekipet e specializuara. Në ndihmë vullnetarët patën edhe zhytësit e klubit ‘Trepca’, por pa ndonjë rezultat. Nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit pohuan se mbaruan kërkimin brenda territorit të Kosovës, e për kërkim andej kufirit nuk kanë mandat. Kronikë nga gazetari Flamur Gajtani.