1 vit nga Banjska, Kurti: Serbia duhet të jap përgjegjësi, kërkojmë ndihmën e faktorit ndërkombëtar NULL NULL 24.09.2024 10:17 24.09.2024 10:17 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në njëvjetorin e agresionit të Banjskës dhe rënies së heroit Afrim Bunjaku, u shpreh se sakrifica e tij ia ka vlejtur fort për policinë, për shtetin dhe siç tha ai, për gjeneratat e ardhshme. Kurti u shpreh se Serbia është përgjegjëse dhe duhet të jap përgjegjësi, ndaj u shpreh se në këtë pikë kërkohet mbështetjen dhe ndihma e faktorit ndërkombëtar, njofton Klankosova.tv. “Kjo sakrificë, ky flijim i rreshterit të policisë, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, ia ka vlejtur fort për policinë, për shtetin dhe për gjeneratat e ardhshme”. “Duke rënë Afrim Bunjaku, nuk kanë rënë edhe shumë policë të tjerë dhe ata policë që ishin në betejë bashkë më, nuk lejuan që kufoma e Afrim Bunjakut, trupi i pajetë i heroit tonë të bie në duart e forcave armike”. “Serbia është përgjegjëse, andaj Serbia duhet të jap përgjegjësi, e në këtë pikë ne kërkojmë mbështetjen, ndihmën, përkrahjen e faktorëve ndërkombëtar”, u shpreh Kurti, njofton Klankosova.tv.