Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

1 ton drogë në Klinë, arrestohet edhe personi i katërt

NULL NULL
31.10.2024 14:43

Sot është arrestuar edhe personi i katërt për rastin e 1 tonëve drogë (marihuanë) e cila u kap në Klinë më 10 gusht në rastin “Mirusha”.

Derisa ditën e djeshme ishin arrestuar në Prishtinë edhe tre persona të dyshuar lidhur me këtë rast

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Do të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre”, tha Nikçi.

Klankosova.tv mëson se personi i cili u arrestua sot është Selim Gashi/ Klankosova.tv

Vërejtje:

Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. /Klankosova.tv

EKSKLUZIVE: Pamje nga arrestimi i të dyshuarve për drogën në Klinë

lajme të ngjashme