Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

1 prilli i kobshëm për banorët e Lybeniqit, dy dekada dhimbje, pa drejtësi (VIDEO)

NULL NULL
nga Agnesa Sahiti 01.04.2023 20:38

Vendtakimi është i njëjti, ashtu si edhe dhimbja.

Çdo 1 prill, banorët e Lybeniqit të Pejës mblidhen për homazhe tek varret e të vrarëve të masakrës së 24 vjetëve më parë nga serbët, raporton Klan Kosova.

Lendita Morina që humbi babain Rizain e axhën Qunin nuk e harron atë që ngjau atë ditë, megjithëse ishte veç 5 vjeçe.

Janë nda burrat nga gratë, pleq të ri, nuk kanë këqyre moshë, unë e mbaj mend babin që e ka lëshu motrën nga krahët, dhe pjesa tjetër që e mbaj mend është kur kemi mbërri këtu dhe e kam ni një breshëri të armëve”, tregoi Morina.

Nga kjo masakër mbetën të vdekur 80 civilë në mesin e tyre edhe fëmijë dyvjeçar, derisa për 13 nga ta ende s’dihet asgjë.

Familjarët thonë se megjithëse fajtorët dihen për më shumë se dy dekada nuk u vendos drejtësi, derisa s’janë të kënaqur as me angazhimin e institucioneve vendore.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

lajme të ngjashme