1 muaj paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë babanë në Deçan NULL NULL 06.02.2026 20:38 06.02.2026 20:38 Departamenti për Krime të Rënda, me gjyqtarin e procedurës paraprake Musë Povataj, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh ndaj të pandehurit K.M., i cili dyshohet se ka goditur me sëpatë babanë e tij në Isniq të Deçanit. “Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri K.M. ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa paraburgimi është caktuar mbi bazën e kushteve ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Paraburgimi i është caktuar nga data 06.02.2026, ora 04:00 dhe do të zgjasë deri më 06.03.2026. Bëhet e ditur se masa e paraburgimit do të mbahet fillimisht në Repartin e Psikiatrisë në Pejë, për aq kohë sa vlerësohet i nevojshëm trajtimi shëndetësor, ndërsa pas përfundimit të tij i pandehuri do të dërgohet në Qendrën e Paraburgimit. Tentim vrasja e prindit, Policia aktivizohet për kapjen e djalit të dyshuar nga Deçani E rëndë në Deçan, djali dyshohet se goditi me sëpatë babain