1 milion turistë të huaj për tre muaj në Shqipëri NULL NULL 26.04.2023 00:34 26.04.2023 00:34 Turizmi e ka nisur vitin me “këmbë të mbarë” në Shqipëri dhe shifrat po paralajmërojnë një sezon edhe më të mirë se ai i shkuari. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në tre muajt e parë të vitit, në Shqipëri hynë mbi 1 milion të huaj nga rreth 670 mijë në po të njëjtin hark kohor të 2022-shit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se pjesa më e madhe e tyre erdhën nga vendet europiane, ndjekur nga Amerika dhe Azia Lindore. Spanja ka konfirmuar shifra më të larta duke nisur edhe turizmin e organizuar, teksa Italia ka një rritje të interesit për vizitorët individual. Edhe nga Polonia që është kryesore për turizmin e organizuar në vend ka një rritje të rezervimeve në raport me kontratat paraprake me garanci. Pjesa më e madhe tyre, mbi 993 mijë ka deklaruar se ka hyrë në Shqipëri për pushime ose për të vizituar të afërm. Hyrje në rritje ka pasur edhe nga të huajt që e përdorin Shqipërinë si vend trasit, ndjekur nga ata për qëllime biznesi, trajtime shëndetësore apo fetare. Nga ana tjetër, në rritje kanë rezultuar edhe daljet e shtetasve shqiptarë në harkun e muajve janar-mars. Nga të dhënat rezulton se drejt vendeve të rajonit, Europës apo në Amerikë janë larguar gati 1.4 milionë shqiptarë, shifër kjo e rritur me mbi 32 për qind në krahasim me një vit më parë./A2cnn/. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.