Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

1 mijë e 228 të vaksinuar me AstraZeneca deri më tani në Kosovë

NULL NULL
02.04.2021 16:12
This picture taken on February 7, 2021, shows a vial of the AstraZeneca/Oxford Covid-19 vaccine at the Pirogov Hospital in Sofia. (Photo by Nikolay DOYCHINOV / AFP) (Photo by NIKOLAY DOYCHINOV/AFP via Getty Images)

Përmes platformës ekosova.rks-gov.net për tri ditë janë regjistruar 3 mijë e 256 qytetarë për vaksinim kundër COVID-19, prej të cilëve 316 persona mbi 80 vjeç; 1435 të moshës 61-80 vjeç, kurse pjesa tjetër janë të moshës nën 60 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri në mesditën e sotme, në Kosovë janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca 1 mijë e 228 qytetarë, profesionistë dhe nëpunës të institucioneve shëndetësore.

Agjencia Shtetërore e Informacionit në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka ofruar në kuadër të platformës ekosova, linku: https://ekosova.rks-gov.net/, shërbimin “shëndetësia” përmes së cilit qytetarët mund të aplikojnë për regjistrim për të marrë vaksinën kundër koronavirusiut.

“Për çfarëdo problemi që qytetarët mund të hasin gjatë aplikimit, mund ta adresojnë atë përmes imel adresës : ekosova@rks-gov.net dhe ne faqen  e-kosova në rrjetin social facebook”, bën të ditur MSH, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme