1 mijë e 140 vetura me targa ilegale janë regjistruar në RKS NULL NULL 09.11.2023 17:09 09.11.2023 17:09 Prej momentit kur Qeveria e Kosovës mori vendim për zgjatjen e afatit për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale, në ato RKS, janë regjistruar 1 mijë e 140 vetura. Kështu deklaroi për Klankosova.tv Veton Elshani, ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut. “1140 vetura të regjistruara deri më sot”, tha Elshani për Klankosova.tv Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 28 tetorit, afati për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe është shtyrë deri më 1 dhjetor.