Viola von Cramon i reagon Thaçit për deklaratat ndaj Lajçak NULL NULL 27.05.2020 11:32 27.05.2020 11:32 Constituent meeting of the Delegation to the EU-Ukraine Parliamentary Association Agreement Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon, i ka reaguar përsëri Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kësaj radhe për deklaratat e djeshme ndaj Mirosllav Lajçak. Presidenti Thaçi dje tha se nuk ka vullnet që të marrë pjesë në proceset negociuese që udhëhiqen nga Mirosllav Lajçak, ndërsa sot Viola Cramon thotë se një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, njofton Klan Kosova. ”Një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, nuk është një zgjedhje personale. Miroslav Lajçak e ka dëshmuar se ai është duke punuar për negociatat e orientuara drejt rezultatit. Çfarë është më e rëndësishme për Hashim Thaçin?”, ka shkruar ajo. A responsible leader must talk to international negotiators, it's not a personal choice. @MiroslavLajcak has proved that he is working for output oriented negotiations. what's more important for @HashimThaciRKS? #Kosovo #Pristina #Belgrade #Dialogue https://t.co/BYhNkwQ2FK — Viola von Cramon (@ViolavonCramon) May 27, 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025