Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zogaj: Për shkak të egove të Thaçit dhe Vuçiqit, diskutojmë raportin Kosovë – Serbi

NULL NULL
24.01.2017 21:13

Analisti politik, Petrit Zogaj ka thënë se ndoshta e vetmja alternativë e Bashkimit Europian, pas raporteve të ditëve të fundit Kosovë – Serbi, ka qenë që t’i ftonte në dialog të dyja shtetet.

“Ajo çfarë dëgjuam nga presidenti në Info Mgazine tha se nuk asgjë të planifikuar, pra kanë udhëtuar duke mos ditur fare se çfarë do të diskutohet në këtë takim”.

“Besoj se pas trenit dhe akuzave të kryeministrit serb se kinse ne po donim luftë, është dashur të rimendohet se çka po ndodh në këto gjashtë vite e gjysmë të dialogimit”.

Këto komente Zogaj i ka bërë në Zonën B të Klan Kosovës.

Si është e mundur që pas këtyre viteve, nga niveli teknik kaloi në marrëveshje politike, ishte një lloj ç’tensionimni një kohë, por doli të jetë falso sepse Serbia nuk ka hequr dorë nga pretendimet se Kosova është pjesë e saj, nuk ka tentuar as të ketë debat që ta heqë Kosovën nga Kushtetuta e saj”.

“Dialogu nuk dha arritjet që janë pretenduar, erdhi në nivel presidentesh, më së shumit për egon e Thaçit dhe ndoshta edhe për egon e Vuçiqit”.

“Ne kemi ardhur në momentin kur për shkak të egove të Thaçit dhe Vuçiqit, ndërrojmë pozicionet dhe diskutojmë raportin Kosovë- Serbi”.

klankosova.tv

lajme të ngjashme