Zjarr i madh në Francë NULL NULL 15.06.2015 19:07 15.06.2015 19:07 Një zjarr i madh ka shpërthyer në Bazilikën Shën Donatie në Nantes. Zjarri i cili besohet se që nga ora 10:30 është shpërndarë në gjithë objektin, tashmë ka demoluar tre të katërtat e kulmit të Bazilikës, dhe me këtë problem janë marrë shërbimet e emergjencës. Rreth 40 zjarrfikës kanë punuar për të shuar flakët, por flaka u shprënda shpejt duke dëmtuar kështu kulmin e saj, transmeton Klan Kosova. Në një raport thuhet se flaka ka shkaktuar dëme të konsiderueshme strukturore. Një radiostacion lokal Cote D’Amour, ka cituar një zyrtar policor i beson se zjarri mund të jetë shkaktuar nga salduesit që ishin duke punuar në kishë. Fotografitë e postuar në rrjete të ndryshme sociale, tregojnë se si zjarri ka krijuar re të mëdha tymi që kanë mbuluar pothuajse gjithë lagjen. https://www.youtube.com/watch?v=DbSA8F6kk38