Xhaxhai rrah brutalisht mbesën 16 vjeçare (VIDEO) NULL NULL 14.10.2016 20:30 14.10.2016 20:30 Vajza 16 vjeçare, Sh.B, nga fshati Denjë në Rahovec, është rrahur brutalisht nga xhaxhai i saj, Hidajet Bytyqi, ditën e enjte, njofton Klan Kosova. Sipas nënës së 16 vjeçares, Zarifete Bytyqi, kunati i saj, Hidajet Bytyqi, kishte shkuar në shkollë për ta marrë vajzën, me kërkesën e saj, ngaqë kjo e fundit shumicën e orëve të mësimit i linte për të dalë në ndonjë nga lokalet në afërsi të shkollës “12 Maji”. E kur Bytyqi kishte shkuar për të marre vajzën nga shkolla, pas një grindje në mes tyre, ndodhi edhe rrahja. Policia për rastin u informua përmes rrjeteve sociale, dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. Zëdhënësja e policisë rajonale të Gjakovës, Lirie Beqiraj i tha Klanit pasdite se vajza është kthyer në shtëpinë e saj pasi me deklaratë ka pranuar se ndihet e sigurt. Kronikë nga Blerta Ahmeti *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë