Vetëvendosje: Isa Mustafa është injorant, servil, kriminel e antikombëtar NULL NULL 02.09.2016 22:46 02.09.2016 22:46 Lëvizja Vetëvendosje me anë të një komunikate për media i është përgjigjur Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e quajtur liderin e saj dhe kryeministrin e Kosovës, kriminel e injorant, pos tjerash, njofton Klan Kosova. “Isa Mustafa është injorant, servil, kriminel e antikombëtar, dhe e ardhmja e tij patjetër që do të përfundojë prapa grilave, bashkë me miqtë nga klani Pronto”, shkruan Vetëvendosje. “Dhe vetëm atëherë hapen dyert për drejtësi, rend e ligj, dhe funksionim të Republikës. Fundi i tij dhe i mendësisë së tij është më afër se kurrë”. Sipas Vetëvendosjes LDK-ja ka nostalgji për vitet nën të cilat Kosova ishte në regjimin serb. “E tunduar nga nostalgjia për regjimin komunist jugosllav, partia e udhëhequr nga shërbyesi i atij regjimi që e do kultivimin e tij edhe në Kosovën e sotme, e paska quajtur Vetëvendosjen kriminale e neokomuniste. LDK e Isa Mustafës, e cila më shumë po kontrollohet nga ai që Mustafa e quante kriminel, Kadri Veseli, duhet ta ketë të qartë se frika e tyre nga Vetëvendosje vjen si pasojë e luftimit të pakompromis të krimit nga ana jonë”. “Sikur viteve të 80-ta, edhe sot po montohen raste ndaj atyre që e duan Kosovën të lirë dhe pa krim e korrupsion. Kjo ngase kemi një kryeministër që ka nostalgji aq të madhe për atë kohë kur ishte në pushtet, sa që do që të na kthejë në atë kohë”. Sipas Vetëvendosjes, LDK-ja “ka gjetur rehatinë në djepin e krimit, pranë Hashim Thaçit e Kadri Veselit”. klankosova.tv