Veseli beson se Demarkacioni do të ratifikohet këtë javë NULL NULL 06.03.2018 15:47 06.03.2018 15:47 Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, beson së çështja e Demarkacionit do të kryhet gjatë kësaj jave. “Jam duke punuar intensivisht me kolegët e partive politike, në mënyrë që të arrijmë konsensusin e përbashkët që kur të shkojmë në seancë, ta përfundojmë çështjen e Demarkacionit”. Ai tha se pret reflektim nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe ata të Listës Serbe, në mënyrë që Kuvendi t’i sigurojë 80 votat e nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit. Intervistën e plotë e gjeni në REL.