Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump mendon se miliona qytetarë votuan ilegalisht në zgjedhjet për president

NULL NULL
24.01.2017 22:48

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump mendon se miliona njerëz votuan në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet amerikane, krejt kjo në bazë të “studimeve dhe dëshmive”.

Sekretari për media, Sean Spicer ka thënë se Trump “beson” për këtë gjë por nuk ka ofruar asnjë provë për të mbështetur këtë pohim.

Trump ka përsëritur kërkesën e tij për të shpjeguar se pse ai humbi votën popullore në garë me kandidaten nga demokratët, Hillary Clinton, transmeton Klan Kosova.

Por çdo nocion për mashtrimi të gjerë të votuesve është refuzuar.

“Ai vazhdon të mbajë këtë bindje të bazuar në studime dhe prova që njerëzit i kanë paraqitur atij” u tha Spicer gazetarëve.

Komentet e Spicer erdhën pasi presidenti u tha udhëheqësve të kongresit në një takim me dyer të mbyllura se tre deri në pesë milionë emigrantë pa dokumenta kishin votuar në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet për president në SHBA.

Trump megjithatë nuk ka paraqitur asnjë provë.

Hillary Clinton ka marrë rreth tre milionë vota popullore më shumë se Donald Trump, i cili fitoi presidencën nga votat e kolegjit elektoral.

lajme të ngjashme