Tiranë, arrestohen 3 të dyshuar për grabitjen e bankës NULL NULL 31.08.2016 20:56 31.08.2016 20:56 Policia e Tiranës arrestoi tre grabitës të dyshuar për vjedhjen e filialit të një banke në zonën e ish-Bllokut. Kreu i Drejtorisë së Policisë kryeqytetase, Ervin Hodaj, duke bërë publik identitetet e grabitësve tha se është proceduar me hetime të përshpejtuara duke përdorur kryesisht përgjimet. “Pas një pune operativo-proceduriale intensive, njësitë e policisë kanë zhvilluar operacionin e koduar “Depërtimi” dhe si rezultat, në orën 17:30 të ditës së sotme u ndaluan autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit: Roland Liti, 37 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me arsim 8-vjeçar, i dënuar më parë për vjedhje; Alan Babamato, 23 vjeç, lindur ne Fier dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, i padënuar; Robert Kulla, 35 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me arsim 8-vjeçar, i dënuar më parë për rrëmbim, mbajtje peng personi dhe armëmbajtje pa leje”, deklaroi Hodaj. Policia gjeti gjatë kontrollit të banesave të 3 të arrestuarve 16.730 dollarë amerikanë, 10.480 euro dhe 262 mijë lekë, si dhe prova të tjera të krimit si sende që shërbejnë për hapje dyersh, brava dhe çelësa të ndryshëm. Për këtë vjedhje në burg ndodhet aktualisht drejtori i filialit të bankës, i arrestuar më datë 8, kur ndodhi edhe grabitja./ TCh