The Independent: Starti i Kosovës për Kupën e Botës i zhytur në konfuzion NULL NULL 02.09.2016 22:23 02.09.2016 22:23 Gazeta britanike online, The Independent, ka shkruar një artikull për lojën e parë të përfaqësueses së Kosovës në futboll, kundër Finlandës, të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës Rusia2018, njofton Klan Kosova. “Në shtëpinë e vogël të FC Inter Turku, pak kilometra larg Detit Baltik, një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë moderne të futbollit në Ballkan, do të luhet të hënën në mbrëmje. Kosova do të luajë kundër Finlandës në kualifikime për Kupën e Botës 2018, loja e parë zyrtare në gara kualifikuese në histori të Kosovës”, shkruan The Independet. Por, artikulli merret me problemin e Kosovës me lojtarët që deri më tani kanë luajtur për kombëtare të tjera e tani duan të luajnë për Kosovën. “Një nga skoriet më të rëndësishme, po ashtu të futbollit europian këtë dekadë, ka qenë suksesi i kosovarëve në diasporë, dhe suksesi i tyre në ekipet për shtetet që familja e tyre kishte migruar dikur. Por, tani që Kosova është pjesë e federatës Europiane e Botërore të futbollit, shumë nga ta kanë dashur të kthehen dhe të veshin fanellën e kaltër për vendin prej nga kanë prejardhjen”. “Kjo i ka shkaktuar FIFA-s një problem të madh. Shtëpia e futbollit duhet të zgjedhë cilët lojtarë do t’i lejojë të kthehen e cilët jo për ndeshjen e së hënës. Ndërtimi i ekipit ka qenë komplet i varur nga ajo se kë e ka lënë FIFA e kë jo të luajë deri më tani”, shkruan The Independent, njofton Klan Kosova. Gazeta përmend edhe shqiptarët e famshëm të Zvicrës, Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin e Valon Behramin, dhe historitë e tyre në raport me Kosovën e angazhimin e tyre ne Zvicër. The Independent përmend edhe rastin e Amir Rrahmanit i cili i kishte shënuar gol Kosovës kur luante për Shqipërinë në një miqësore, por tani është pjesë e ekipit të Kosovës, duke pritur vendimin e FIFA-s nëse mund të luajë kundër Finlandës. Kjo, shkruan Independent, është një çështje shumë e vështirë, e cila do të marrë kohë, “por deri atëherë, Kosova ka një lojë për të zhvilluar”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.