Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi takohet me deputetët e Oslos

NULL NULL
15.06.2015 19:23
Ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar për aktivitetet e tij në Oslo.

Thaçi ka treguar për vizitën e tij zyrtare në Norvegji, ku është ftuar të marrë pjesë në Forumin e Oslos.

“Në Oslo kam vazhduar me agjendë intensive, me një takim në kuvendin norvegjez – Storting, ku u takova me deputetë të komisionit për çështje të jashtme dhe ushtarake”, ka shkuar Thaçi në Facebook.

Thaçi ka njoftuar se në këtë takim ka prezantuar të arriturat e shtetit, sfidat dhe mundësitë institucionale për qytetarë, në ditën kur në Kosovë po shënohet dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

lajme të ngjashme