Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi: Pjesëmarrja e Kosovës në Rio, arritje e jashtëzakonshme

NULL NULL
13.07.2016 21:24

Presidenti Hashim Thaçi pak ditë para fillimit të Lojërave Olimpike ka bërë të ditur logon e fushatës zyrtare me të cilën ka bërë thirrje që të mbështetën sportistët nga Kosova.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

“Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Lojërave Olimpike në Rio dhe pjesëmarrja për herë të parë e Kosovës në to sivjet, përbën një arritje të jashtëzakonshme për sportin tonë dhe sidomos për konsolidimin e pozicionit të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare”.

“Kjo do të jetë logoja zyrtare e fushatës sonë ‪#‎KosovoinRio, të cilën po e nisim bashkë me Komitetin Olimpik të Kosovës, dhe ju ftoj të gjithëve që ti mbështesni sportistët tanë duke e postuar edhe ju këtë logo”.

lajme të ngjashme