Tentoi ta rrëmbejë një femër, arrestohet i dyshuari NULL NULL 20.10.2015 16:57 20.10.2015 16:57 Policia rajonale e Mitrovicës ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimet për veprën penale ‘rrëmbim në tentativë’ dhe ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’. Sipas policisë, rasti ishte raportuar rreth orës 10:45 të paradites së sotme në stacionin policor ‘jugu’ në Mitrovicë, ku njësitë policore kanë arritur të ndalojnë veturën që e ngiste i dyshuari, E. S. 27 vjeçar, i cili disa minuta më parë në një rrugë kishte tentuar të rrëmbejë viktimën femër A. O. 19 vjeçare, me ç’rast kjo e fundit kishte rezistuar të futet në veturën të dyshuarit. Bëhet e ditur se i dyshuari gjatë tentativës kishte përdorur sprej duke ia hedhur në fytyrë viktimës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, transmeton Klan Kosova.