Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të hënën vendoset për liberalizimin e vizave për Kosovën

NULL NULL
02.09.2016 23:04

Të hënën do të mblidhet Parlamenti Europian për të shqyrtuar raportet për tri shtete, Kosovën, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, ku do të diskutohet nëse këto vende kanë plotësuar kushtet për të fituar liberalizimin e vizave nga Bashkimi Europian, njofton Klan Kosova.

Por, nga të tria shtetet, njoftohet se Kosova ka gjasat më të vogla, apo është pa gjasa fare.

Pas shkrimit të Reuteres disa ditë më parë se në BE s’ka interesim për t’i dhënë viza kosovarëve, tashmë edhe media të tjera kanë dhënë të njëjtin lajm.

Shumica e vendeve të Bashkimit Europian nuk janë duke treguar interes për t’ia liberalizuar vizat Kosovës në një periudhë të shpejtë, madje edhe nëse vendi i vogël në Ballkanin Perëndimor do të plotësojë kushtet që kërkohen nga Brukseli”, njofton DTT-Net.com, njofton Klan Kosova.

Madje thuhet se edhe nëse Kosova rritë “nivelin e luftimit të korrupsionit e krimit të organizuar”, do të jetë e kotë.

Ndërsa Ukraine Today shkruan se Ukraina do të ketë përgjigje pozitive dhe në muajin tetor ky shtet do të fitojë liberalizmin e vizave.

Edhe Ukraine Today shkruan se gjasa më të vogla ka Kosova, njofton Klan Kosova.

klankosova.tv

 

 

 

lajme të ngjashme