Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Takohen zyrtarë të LVV-së e LDK-së – diskutohen çështje programore

NULL NULL
17.07.2017 20:34

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës janë takuar të hënën në Prishtinë, për të parë mundësinë e rrugëtimit të përbashkët përpara dhe koalicionin e mundshëm mes tyre.

Lajmin për takimin mes Vetëvendosjes dhe LDK-së e ka konfirmuar për Klan Kosvoën, Shkodran Hoti, zyrtar për media i LVV-së.

“Është diskutuar mbi rrugën përpara dhe disa çështje programore”, ka thënë shkurt Hoti për Klanin.

Takime mes zyrtarëve të Vetëvendosjes e atyre të LDK-së, ka pasur edhe para disa ditësh.

Albin Kurti, kandidat për kryeministër i Vetëvendosjes pati thënë në Zona e Debatit në Klan Kosova se në takim kanë folur për çështje madhore e jo për ndarje pozitash në një qeveri eventuale mes tyre.

klankosova.tv

 

 

lajme të ngjashme