Sonte në Zona e Debatit: Gent Cakaj, këshilltari diplomatik i Edi Ramës NULL NULL 01.03.2018 16:56 01.03.2018 16:56 Mysafir i Zonës së Debatit sonte është Gent Cakaj, filozofi i ri kosovar që e këshillon për diplomaci kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Ai do të flasë për shumë zhvillime që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e Prishtinës dhe Tiranës me qendrat e huaja. Çfarë thotë Cakaj për implikimet e mundshme ndërkombëtare rreth mosvotimit të marrëveshjes së demarkacionit, një ditë më parë? A beson ai se me stratetegjinë e re të zgjerimit të BE-së, u konfirmuan disfatat politike të Shqipërisë dhe Kosovës. Sa i rëndësishëm është për Tiranën procesi i negociatave mes Prishtinës e Beogradit, sipas tij? Cilat janë mundësitë që mosmarrëveshjet etnike të kulmojnë sërish me luftra në Ballkan? Kush do të dominojë në rajon, Amerika e BE-ja, apo Rusia? Për t’i marrë vesh përgjigjet në këto pyetje të këshilltarit diplomatik të Edi Ramës, ndiqeni Zonën e Debatit, sonte nga ora 21:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë