Si t’i mbroni flokët nga dielli? NULL NULL 03.09.2016 19:51 03.09.2016 19:51 Edhe pse shpesh e harrojmë, duhet të kuptojmë se mbrojtja në verë nuk nënkupton vetëm lëkurën, por edhe flokët. Dielli, kripa, rëra, janë disa nga faktorët që ndikojnë në dëmtimin e tyre. Living vjen te ju me disa këshilla të vlefshme: – Mbrojini flokët nga dielli. Për t’i mbrojtur flokët nga dielli, është e rëndësishme që, para se të dilni në diell, të aplikoni një produkt me faktor mbrojtës të përshtatshëm për llojin e flokëve tuaj. Rekomandojmë: Vaj me faktor mbrojtës GOSH Macadamia oil – Lajini flokët. Që flokët tuaj të jenë sa më të shëndetshëm, lajini dy herë në javë, duke përdorur një shampo ushqyese dhe pa kimikate. Ajo do të largojë klorin dhe kripërat e dëmshme dhe do t’i rigjenerojë flokët që nga rrënja deri te majat. Mos harroni që pas shampos të përdorni edhe balsamin. Për rezultate më të mira, lëreni atë të veprojë për 3-5 minuta në flokë. – Përdorni balsam. Për këtë, rekomandojmë Gosh Macadamia Oil. Është një balsam që i transformon flokët tuaj. Ai pastron, zbut, i ushqen dhe u jep shkëlqim flokëve. Mjafton që ta aplikoni dhe do të keni flokë të mrekullueshëm e të kuruar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.