Sherifi: Në Shenjtërimin e Nënës Terezë nuk kanë çka kërkojnë “djajtë” NULL NULL 03.09.2016 22:49 03.09.2016 22:49 Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se shpenzimet financiare për koncertin e Nënës Terezë në Vatikan, një ditë para shenjtërimit të saj, do t’i pengonin edhe vet humanistes po të ishte gjallë. Sipas Sherifit, ata që kanë bërë këtë organizim “nuk janë në mend”, njofton Klan Kosova. Ai madje ka shkruar se “Në shenjtërimin e Nënës Terezë nuk kanë çka kërkojnë ‘djajtë’”. Dihet së në koncertin për Nënë Terezën në Vatikan ishin figurat kryesore politike të Kosovës e Shqipërisë. Shkrimi i plotë i Sherifit në Facebook: Po të mund ta ngjallnim Nënën Terezë e me i tregua se sa paraja është harxhuar sonte për ta organizuar këtë koncert për nder të saj, besoj që bash horë e rezil do t’i kishte bërë! Po a jeni në mend more? Po kush ju këshilloi të veproni kaq djallëzisht? A mendoni se me spektakle të tilla vërtetë do ta nderoni Nënë Terezën, simbolin e humanizmit dhe solidaritetit me të varfrit? Jo, o të mjerë! Kështu nuk nderohet një figurë si ajo e Nënës Terezë. Përkundrazi, me spektakle të tilla ju e fyeni Nënën Terezë. Ajo do të nderohej sikur paratë e harxhuara për spektaklin në emër të saj por për interesa të marketingut tuaj personal, t’i kishit mbledhur dhe t’ia kishit dhuruar misionit të themeluar nga ajo! Spektakli i sotëm e vërtetoi edhe një herë se fatkeqësisht kauzat e të varfërve përvetësohen për shoë nga ata të cilët në vendet e tyre janë shkaktarë kryesorë pse miliona njerëz jetojnë në mjerim të skajshëm. Nëse do të më duhej ta përmbyll këtë shoë me një fjali, do të thosha shkurt e shqip: Në Shenjtërimin e Nënës Terezë nuk kanë çka kërkojnë “djajtë”! klankosova.tv