Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sekuestrohen armë në Suharekë

NULL NULL
04.06.2015 11:04

Në orët e hershme të mëngjesit të së enjtjes, Policia e Kosovës ka kryer një operacion me  qellim të sekuestrimit të armëve ilegale.

Me këtë rast, janë bastisur katër shtëpi banimi në fshatin Mushtisht dhe dy të tjera në fshatin Dellovc të Suharekës.

Gjatë kontrollit në njërën nga  shtëpitë është gjetur dhe sekuestruar: një kallashnikov me 29 fishekë dhe në një shtëpi tjetër një pistoletë TT M-57 me gjashtë fishekë dhe një karikator i zbrazët i kallashnikovit.

Në këtë aksion policia ka dërguar në mbajtje dhe për intervistim katër persona, ndërsa nesër pritet që në polici të paraqiten edhe katër persona të tjerë.

Bëhet e ditur se operacioni ka qenë i koordinuar me prokurorin e shtetit dhe gjykatën themelore

lajme të ngjashme