Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pse serbi nga Shtërpca sulmoi me thikë binjakët 40 ditësh? (VIDEO)

NULL NULL
21.02.2017 20:24

Mbrëmja e së hënës u shndërrua në tragjedi për familjen Krsticiq të Shtërpcës.

35 vjeçari Dejan Krsticiq, i sulmoi me thikë dy fëmijët e tij binjakë 40 ditësh. Njëri nga ta, u qëllua në zemër dhe rrugës për në spital ndërroi jetë.

Kurse vëllau i tij binjak fatmirësisht shpëtoi, por shërimi i tij po kërkohet në spitalin e Nishit.

Megjithatë, komandanti i kësaj force në Shtërpcë, Dragan Ivanoviq thotë se motivet nuk dihen ende.

I dyshuari Dejan Krsticiq, i cili punonte si mësimdhënës i edukatës fizike është arrestuar dhe po mbahet deri në një vendim të prokurorit.

Fqinjët e tij e kanë përshkruar prapa kamerave si njeri të qetë, por familjarët nuk kanë dashur të flasin rreth kësaj çështje.

Sipas disa fqinjëve, që flasin në kushte anonimiteti, krejt kjo ka ndodhur shkaku i një grindje mes Dejanit dhe bashkëshortes së tij Anës,  të cilët nuk kishin fëmijë tjerë përveç binjakëve.

Kronikë nga Artiana Matoshi.

lajme të ngjashme