Profesoresha universitare: Nuk ka heqje të vizave deri në pranverë

Profesoresha universitare: Nuk ka heqje të vizave deri në pranverë

NULL NULL
4 vjet më parë

Këtë të hënë Komiteti për të drejtat dhe liritë civile dhe punë të brendshme na Parlamentin Evropian ka votuar PËR raportin e Tanja Fajon – raportuese e posaçme për liberalizimin e vizave të Kosovës, por që është refuzuar që kjo çështje të kalojë në votim në parlament.

Në Ballë për Ballë të Klan Kosova e ftuar ka qenë profesoresha universitare Jehona Lushaku-Sadriu.

Këtë çka ndodhi sot në Strasburg për Lushakun është një gjysmëhap i bërë për Kosovën, njofton Klan Kosova.

“Këtu ne kemi marrë një PO, gjithsesi me rezultat të ngushtë, por që përsëri jemi kushtëzuar me disa elemente të cilat nuk i kemi përmbushur.”

Sot është autorizuar deputetja e Parlamentit Evropian që të mbledh fakte, e më pas të dëshmojë përmbushjen e kritereve.”

“Dy kriteret janë të ndryshe, një është demarkacioni që duhet të kalojë edhe pse duket vështirë i menaxhueshëm, kurse kriteri i dytë është lufta e korrupsionit.”

“Institucionet kosovare duhet të dëshmojnë me kohë luftimin e këtyre dukurive.”

“Varet nga institucionet e Kosovës se ja shpejtë do të punojnë në mënyrë që të vazhdojë procesi.”

“Procedurat e vendimmarrjes në Be janë paksa të ndërlikuara.”

“Nga diskutimet që janë bërë në komisionin parlamentar,”LDK është pjesë e EPP, por që kundërshtonin.”

“Procedurat e vendimmarrjes në BE zgjatin kohë më të gjatë, po ashtu edhe në këshill ka afate kohore.

Sadriu më tej ka thënë se pranvera e vitit 2017 mund të jetë koha kur kosovarët mund të lëvizin pa viza.