Prizren: Rrahje në një restorant, përdoren edhe armët NULL NULL 15.02.2016 10:05 15.02.2016 10:05 Rreth orës 04:25 të mëngjesit të sotëm, Policia e Prizrenit ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në ambientet e restorantit “Paradiso” në rrugën “Kukësi” ka ndodhur një rrahje ku është dëgjuar edhe një krismë nga arma e zjarrit. Policia njofton se njëri nga të dyshuarit është ndaluar përderisa po largohej me një automjet xhip dhe gjatë kontrollit është zbuluar një pistoletë me 5 fishekë. Po ashtu është sekuestruar edhe një veturë e llojit Audi. Ndërkaq krim teknikët kanë sekuestruar një gëzhojë të fishekut në ambientet e restorantit. Nuk janë intervistuar të dyshuarit ngase kanë qenë nën ndikim të alkoolit. Sipas policisë në konsultim me prokurorin e shtetit poseduesi i armës është ndalur nën masën e arrestit policor, transmeton Klan Kosova.