Prizren: I konfiskohet arma dasmorit NULL NULL 31.07.2015 15:39 31.07.2015 15:39 Policia e Prizrenit mesditën e së enjtjes ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se një qytetar kishte shtënë me armë zjarri përderisa po lëvizte në një kolonë dasmorësh. Pas analizimit të informatës, një patrullë policore ka shkuar në vendin e ngjarjes për të kryer hetime. Sipas policisë në këtë rast janë gjetur tri gëzhoja të pistoletës së llojit të panjohur. Më pas është identifikuar i dyshuari i cili është arrestuar dhe intervistuar. Lidhur me rastin është sekuestruar një pistoletë me gaz. Ndërkaq hetuesit rajonal, të njëjtën ditë, kanë bastisur një shtëpi në Arbanë dhe kanë sekuestruar një kallashnikov me pesë karikatorë. Për të dyja rastet, prokurori i shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit të ndiqen penalisht sipas procedurës së rregull, transmeton Klan Kosova.