Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishet pllakata e serbëve të vrarë në Grackë (VIDEO)

NULL NULL
02.09.2016 21:19

Banorët e Grackës së Lipjanit, në mëngjesin e së premtes u befasuan kur dolën në mes të fshatit.

Pllakata ku përkujtoheshin 14 të vrarët serb 17 vjet më parë ishte e copëtuar, e simboli fetar kishte rënë në tokë.

Për ti vizituar banorët e këtij fshati, pas kësaj ngjarje doli ministri për kthim dhe komunitete, Dalibor Jevtic.

Ndërsa, pranë lapidarit ku të vrarët quhen si viktima të terrorit shqiptar dhe të agresionit të NATO-s, tani gjendet një fjalë shqip, Hakmarrja.

Këtu para më shumë se dy muaj kishte ardhur për herë të parë Presidenti Hashim Thaçi, për të nderuar serbët e vrarë.

E ministri për kthim dhe komunitete nuk dha përgjigje konkrete kur u pyet nëse vizita e presdientit ka mundur të ndikojë në këtë akt, mirëpo dha një arsye se pse mund të ketë ndodhur. 

Ndërsa, gjatë kohës që ministri bisedonte me banorët e Grackës erdhi edhe një mysafir i papritur.

Së bashku me një grup vullentarësh humanitar  që janë pjesë e tifozëve të ekipit futbollistik të Partizanit të Beogradit, erdhi edhe kapiteni i këtij ekipi, Sasha Iliq.

E teksa ky bëri fotografi e dha autografe për fëmijët, premtoi se do të angazhohet që ekipi i tij të vijë e të zhvillojë një miqësore, pasi sipas tij, kjo ka një domethënie të madhe për serbët e Kosovës.

Policia ka konfirmuar incidentin, dhe ka nisur hetimet për autorët e dëmtimit të pllakës.

Kronikë e Halil Berishës.

lajme të ngjashme