Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prifti problematik serb rrahet me banorë (VIDEO)

NULL NULL
13.01.2017 20:34

Dobrivoje Jovanoviq, ndihmës i personit që iu bie kambanave, ditën e festës së krishtlindjeve ortodokse u sulmua nga prifti ortodoks, Rangjel Deniq.

Ai thotë se kjo ndodhi gjersa po shiste qirinjtë për këtë festë në oborr të kishës.

Ankesa karshi Rangjel Deniq ka edhe Petar Sentiq që punon si ndihmës në kishën e Kërmjanit.

Mirëpo, këto akuza po i quan gënjeshtra prijësi fetar, njofton Klan Kosova.

Ai tregon që ditën e festës, Dobrivoje Jovanoviq, kishte ardhur duke e kërcënuar se kinse prifti ka folur keq për të, derisa ky duke dashur ta ndal të thotë këto që ky i quan gënjeshtra, pa dashje i kanë rrëshqitur duart në fytin e Jovanoviqit.

Prijësi ortodoks po dyshon se personat që e kanë provokuar kanë ardhur me urdhra të dikujt tjetër, me qëllim largimin  tij nga ky vend.

Kronikë nga Halil Berisha.

klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.