Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Plagosje në Skënderaj

NULL NULL
13.07.2015 15:23

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Ilaz Kodra” në Skënderaj, njofton Klan Kosova.

Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Është plagosur një person me armë zjarri, por motivet e këtij rasti ende nuk dihen ”, ka thënë Zahiti.

Ai ka bërë me dije se i plagosuri tashmë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.

 

lajme të ngjashme